Jehona gjermane: Luftë në Berlin, korridor për drogërat e forta. Lidhja që ka Balili?!

0
74

A rrezikon që Klement Balili të shpëtojë kollaj nga drejtësia?

Për median shqiptare, dosja ndaj tij nuk është aq e rëndë, pasi thuhet se ai dyshohet vetëm për një rast të trafikimit të 670 kg kanabis drejt Greqisë.

Por përse amerikanët ishin kaq të angazhuar për arrestimin e Balilit? A ekziston mundësia që kjo ka ndodhur vetëm për shkak se në operacionin për kapjen e 670 kg kanabis ishte përfshirë edhe DEA amerikane?

Ja çfarë shkruante një gazetë gjermane në shkurt të vitit 2018, për Balilin:

Nga Philippe Debionne, Berliner Kurier

Ai është një nga kriminelët më të fuqishëm në Europë, kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës dhe në atdheun e tij ishte madje zyrtar i qeverisë: Klement Balili, i ashtuquajtur edhe ‘Eskobari i Ballkanit’, në lidhje me një baron të famshëm të drogës në Amerikën Latine. Gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin.

Ishte maji i vitit 2017, kur persona të armatosur hynë në një lokal në rrugën Groninger. Megjithëse qëlluan plot 26 herë, mrekullisht askush nuk u plagos. Objektivi ishte pronari 34-vjeçar, me origjinë nga Kosova.

Korridor për drogërat e forta

Konflikti po gjykohet si një larje hesapesh në lidhje me trafikun e drogës. Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për një dërgesë droge të papaguar dhe një “shumë të konsiderueshme parash të thata”. Hetuesit druhen se ky është vetëm fillimi i një serie përplasjesh të përgjakshme në një luftë të re të drogës. Sipas hetuesve, mafia shqiptare, e udhëhequr nga baroni i drogës Klement Balili, është e vendosur që të shtrijë më tej, sipas Europol, ‘supremacinë në tregun evropian të drogës’.

Për vite të tëra, Shqipëria me autoritetet e korruptuara dhe mesatarisht 218 ditë me diell në vit, është prodhuesi numër 1 i marijuanës. Por sipas Europol, Shqipëria tani është gjithashtu edhe një korridor për drogërat e rënda, sidomos kokainë. Përgjegjës për këtë është edhe Klement Balili, që ka kontakte të drejtpërdrejta me bosët e drogës në Amerikën Jugore, sipas të dhënave të Agjencisë Amerikane të Antidrogës, DEA.

Gjashtë atentatorët heshtin

E pabeseshme: Megjithëse Balili ishte në objektivin e Europol dhe DEA në vitin 2014, ai u emërua zyrtarisht nga qeveria shqiptare si drejtor i Ministrisë së Transportit. Vetëm kur protestat ndërkombëtare kundër emërimit të tij u bënë intensive, ai e humbi vendin e punës. Por droga e tij është duke përmbytur akoma Evropën dhe Berlinin.

Deri në çfarë mase qëndron Balili dhe njerëzit e tij të përfshirë në sulmin me armë në Berlin, mbetet e paqartë. Kjo për shkak se asnjë nga gjashtë vrasësit e dalë përpara gjykatës, nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here