Ermonela Jaho në “Royal Opera House”, vlerëson prestigjozja britanike ”Financial Times”

0
150

Sopranoja Ermonela Jaho, me famë botërore e cila ndodhet në Londër, u ngjit në skenë operetën e famshme “La Traviata”. Sopranoja tashmë konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare. Pristigjozja britanike ”Financial Times”, ka vlerësuar shfaqen e sopranos Ermonela Jaho.

Jaho e ka kënduar La Traviatën 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura.

”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese te performancës së saj. Jaho jep gjithçka që ajo ka në skenë, ku shfaqet sa e ndjeshme aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në artikullin e ”Financial Times”,  transmeton Atsh.

‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.

Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here