Çfarë po ndodh me studentët e ngujuar tek Politekniku?!!

0
128

Ndonëse prej disa kohësh studentë të universiteteve publike në vend janë ngritur në protesta, ku disa prej tyre janë ngujuar në fakultete, një pjesë prej kolegëve të tyre vazhdojnë mësimin.

Kështu në universitetin e Politeknikut në Tiranë, disa prej studentëve po vijojnë me kauzën e tyre duke protestuar brenda godinës, ndërsa disa të tjerë ndodhen jashtë ambienteve të universitetit.

Gazetari Klajdi Bodlli në një lidhje direkte nga Korpusi Universitar tha se studentët në një farë mënyrë janë të përçarë, pasi disa kanë preferuar të vijojnë mësimin, ndërsa disa protestojnë në pritje të plotësimit të 9 kërkesave drejtuar qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here