Standard.al

Çfarë fshihet pas firmosjes së Qendrës së Librit?!

0

Çfarë fshihet firmosjes së Qendrës së Librit?!

 

 

 

Pas Teatrit, shkrimtarët dhe libri bastioni i fundit i Ramës për t’i mbërthyer në duart e tij; rritja e taksës mbi librin, ccon në centralizmin e pushtetit financiar në duart e qeverisë duke injoruar shkrimtarët, botuesit dhe lexuesit

 

Pak ditë më parë “libri” është tronditur nga barra e taksës që vendosi qeveria, një barrë fiskale që do të rëndojë në xhepin e lexuesve. Askush nuk reagoi, përveç njoftimit të ri, se çfarë shkatërrimi është kjo taksë për librin. Bizneset, ata që  merren me librin e kanë të lehtë “detyrën” politike sepse e reflektojnë direct në çmimin e librit, dhe jeta e biznesit të tyre do vazhdojë.

Ndërsa për lexuesin kjo mbetet një nga barrierat më të mëdha sa për të kundërshtuar “madhështinë” idiote që ka shpalosur ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro.

Ndaj firma e saj e fundit është sikur ta kenë zënë prej fyti për të sanksionuar një institucion të ri në kupolën qeverisëse që është Qendra Kombëtar e Librit, me prapashtojcën “e Leximit”.

Ky reagim i menjëhershëm, direkt, pas vendosjes së taksës mbi librin ka shumë për të zbuluar. Edhe sikur të mos ishte krijuar Qendra e Librit, mendja direkt do të shkonte “pushim” të jetës së shkrimtarit, dhe ndarje të tyre nga marrëdhënia me  botuesit. Jo se shkrimtarët shqiptarë kushedi çfarë marrdhënie me botuesit e sotëm, por kjo situatë rreh të zbulojë një tjetër fatalitet: mbërthimin e shkritmarëve nga shteti, financimin e drejtpërdrejt të tyre.

Me krijimin e Qendrës së Librit, direkt pas vendosjes së taksës, pa hedhur në public asnjë lloj platforme apo stradegji funksionimi shkon direkt ne hamendësimin se shkrimtarë e përkthyes do të krijojnë tani “tempullin” e tyre, për financim më të shpejtë, e shërbim më të denjtë “kombëtar”.

Kjo çon në rrezikun më të madhe të kapjes së shkrimtarit pas shtetit, ashtu si në diktaturë, pasi deri tani janë asgjesuar me herët pjesa tjetër institucionave kulturore, dhe asaj të trashëgimisë.

Pas këtij centralizmi të paprecedentë, me vendet demokratike, pritet të shuhet dhe fyrma e fundit e lirisë së tregut që është produkti libror. Shmangia përmes taksës së librit e fuqisë botuese, do të çojë direkt në varësinë e krijuesve, përkthyes e shkrimtar, ndaj qeverisë.

E njëjta situatë, u bë me Qendrën Kinematografike –meqë nuk u arrit, për shkak të rezistencës, të mbyllej, u mbyll nga qeveria valvula financuese duke e çuar buxhetin për qendrën në nivelet më të ulta, edhe pse është i vetmi “sektor” prodhues i kulturës që i përgjigjet kushteve të tregut, me bashkëproduksione por edhe ballafaqime ndërkombëtare. Me librin s’ka ndodhur kjo, as  me teatrin.

Teatri po përpihet, dhe risku për t’i dhënë fund skenës është mungesa totale e tregut, e skenave alternative. Libri mbijeton falë botuesve, që sido në situate kaotike të funskionitmit të tyre, është “liria” e shkrimtarit, që i vetëshërbeht librit në  mënyrë raskapitëse, për t’u njohur qoftë brenda dhe jashtë vendit. Nëse Qendra e Librit që ka firmosur ish ministrja fatale për kulturës, do të funksionojë si mekanizëm kontrollues dhe centralizues të financimit direkt mbi librin, e shkrimtarin ditët për lexuesin do të jenë edhe më të errëta. Është i guximshëm ky hap nga qeveria e sotme, për faktins e deri tani kjo pjesë intelektuale që mbahet mbi ndërgjegjën e ka humbur vetëdijen dhe as që mund të pritet për të diktuar mendimin. Rama and co po realizojnë finalen, diktatin e pritshëm edhe ndaj mendjes – arsye pse rrëzimi i tij nga pushteti politik bëhet i domosdoshëm.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.