Video/ Batanije në Universitetin e Elbasanit, kërcënohen qytetarët

0
135

“Ngrihu o popull se po na shtypin”, kanë qënë thirrjet e studentëve të Elbasanit, të cilët i janë bashkuar ngujimit të studentëve të Tiranës. 

Qytetarët u kanë dërguar studentëve batanije dhe disa ushqime, ndërsa nuk kanë dashur që të njihen, pasi sipas tyre gjithçka është bërë me dëshirën më të mirë e jo për tu dukur.

Studentët e Elbasanit i janë bashkuar thirrjes së kolegëve të Universitetit të Tiranës një pjesë e të cilëve janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse, nga ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të adresuara tek Ministria e Arsimit dhe tek Kryeministri i vendit prej më shumë se një muaij tashmë.

Ata shprehen se gjatë kohës që kanë tentuar për të hyrë brenda godinës së universitetit kanë marrë shpesh mesazhe kërcënuese si dhe është tëntuar pengimi i futjes së tyre brenda.

Pavarësisht se ata shpesh kanë denoncuar raste kur janë kërcënuar nga pedagogët se do të marrin mungesa nëse bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestës, ata janë shprehur të vendosur për ta cuar kauzën e tyre deri në fund.

Sic duket, studentët nuk u janë bindur urdhrave të pedagogëve dhe kanë zgjedhur formën e ngujimit si mënyrë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për gjendjen e universiteteve dhe konvikteve.

Thirrjet e studentëve:
Mos ia mbath prej përgjegjësisë
Dil thërriti hallit tënd
Për të ardhmen e Shqipërisë
Ta ngrem zërin në k’të vend
Për të drejtat rebelohemi
Sot së bashku ne ngujohemi
Nëse kjo duket pa lidhje
Sot për ne s’ka tjeter zgjidhje!

(B.B/ Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here