U shpreh se “jam gay”, Mustafa Nano nuk ndalet, provokon sërish, ja çfarë tha…

0
153

Mustafa Nano njihet si një ndër gazetarët më kontravers në vendin tonë, i cili shpesh herë flet për tema të cilat janë gati gati tabu dhe të cilat ngjallin edhe provokime të shumta.

Këtë gjë Nano e ka bërë edhe gjatë shfaqes së tij “One Man Show”, dedikuar tërësisht marrëdhieve seksuale, ndërsa një fragment e ka publikuar në rrjetet sociale newsbomb.al.

Gjatë kësaj shfaqjeje ai provokoi të gjithë meshkujt, ndërsa tha:

“Gruaja ka potencialisht 2, 3, 4 ndonjë herë 5, ndonjëherë edhe 6 orgazma radhazi, brenda së njëjtës dalldi… Dhe në të kundër ne burrat nuk jemi ato bishat seksuale që dukemi, apo që duam të dukemi. Ne jemi ngordhalaqë. Nuk ka gjë më ngordhallaqë mbi faqe të dheut, se burrat në shtrat. Ne me të arritur një herë, ne fikemi, mbarojmë, shpërbëhemi, dhe nuk dihet kur do e arrijmë një herë të dytë. Do na duhet një copë herë për tu rindezuar, dhe kjo copë herë nuk dihet sa zgjat, në rastin tim baraz 6 muaj”.

Po në të njëjtën shfaqje ai ka bërë edhe një tjetër deklaratë të çuditshme në skenë, pasi ka thënë se është “gay”.

Ai është shprehur kështu:

“Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here