Studentët nxjerrin jashtë punonjësit e administratës. Tensionohet situata tek Ekonomiku…

0
78

Protesta e studentëve vijon të jetë aktive dhe shumë prej tyre shprehën të vendosur për të vijuar kauzën duke shtuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave. Pas protestave në rrugë, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Siç  duket edhe nga pamjet, studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin. Situatë tjetër raportohet nga fakulteti i Drejtësisë ku studentët me anë të një letre i janë drejtuar pedagogëve teksa dënojnë aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga ajo private, pak ditë më parë.

Mes tjerash, në letrën drejtuar pedagogëve kërkojnë që mos t’iu digjet viti shkollor si  dhe pedagogët të luajnë rol mbrojtës ndaj tyre si akademikë në radhë të parë, por edhe si prindër në veçanti.

Etiketa:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here