Studentët e Elbasanit dhe Durrësit vijojnë bojkotin, nisin ngujimin….

0
132

Në Universitetin e Tiranës prej ditësh studentët kanë bojkotuar mësimin si dhe janë ngujuar në fakultete, në rrethe ata kanë qenë akoma të ndarë në grupe, Kishte edhe ngta ata që kanë kërkuar vazhdimin e mësimit, ndërsa pjesa tjetër bojkotimin dhe ngujimin deri në plotësimin e kërkesave të plota nga ana e qeverisë.

Në Elbasan, një grup studentësh protestues, pas orës 10: 00 u nisën nga Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’drejt Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, duke kërkuar solidaritetin e kolegëve. Me protestuesit u bashkuan një numër i vogël studentësh, ndërkohë që në mbrëmje pritet që studentët t’i rikthehen ngujimit.

Ndërsa në Durrës, studentët e kampusit universitar pasi e kanë kaluar natën e shkuar në ambientet fakultetit, në ditën e dytë janë shprehur të bindur për të vijuar me bojkotin mësimor. Në ditën e dytë të protestës pati edhe studentë qe iu drejtuan auditorëve, por pjesa më e madhe këmbëngul në plotësimin e 8 kërkesave nga ana e kryeministrit Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here