Skandal i jashtëzakonshëm me punësimet politike partiake

0
106

Deklarata për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë. Jemi sërish së bashku për t’u thelluar deri në fund në njohjen e skandalit të jashtëzakonshëm me skandalin e punësimeve politike partiake dhe pse jo të pista, që kanë ndodhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Për të cilat qeveria shqiptare dhe ministrja përkatëse e drejtësisë, kanë gjykuar t’i shpallin luftë edhe Zërit Të Amerikës, i cili me korrektesë dhe ndershmëri të plotë ka vënë në dispozicion të publikut fakte. Fakte të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen e paligjshme në thyerje të plotë të të gjitha rregullave, normave pse jo dhe të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë shqiptare dhe përfshirjes së kryeministrit personalisht në këtë çështje.

Njëherazi me qenë se qeveria shqiptare ka kërkuar prova, aq më keq Ministrja e Drejtësisë, e cila duhet ta kuptojë dhe e di shumë mirë që përgjimet janë një provë mbretëreshë e pakundërshtueshme për këtë gjë. Për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët ose nuk kanë mundur ose nuk kanë pasur mundësi, ose nuk kanë lexuar, ose nuk i kanë dëgjuar po u riprodhojmë sërish fjalë për fjalë çka ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, duke komunikuar me njerëz të qeverisë, me kabinetin e kryeministrit, lidhur me konkurse për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Dhe çfarë kanë bërë konkretisht. Besoj dhe kjo është rruga më e mirë t’ia lëmë qytetarëve ta gjykojnë vetë për të vërtetat, ndërsa rolin e qeverisë që fshihet si struci para fakteve të tmerrshme të përgjimeve të kryera nga organet shtetërore shqiptare, është një provë që qytetarët e gjykojnë lehtë.

Po u citoj fjalë për fjalë se çfarë ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, sipas përgjimeve ligjore të bëra nga organet e shtetit shqiptar. Ai thotë: “o Gerti gjithçka është bllokuar nga kryeministri dhe nuk di kur do të zhbllokohet.” Pra kryeministri mban në zyrën e tij emërimet e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve. Nuk di asnjë shqiptar seç lidhje ka kryeministri me këtë çështje. Vazhdojmë më tutje. Çfarë thotë ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve? Unë pres thotë që pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Vazhdon drejtori e thotë: “Unë se di se çdo të thotë ai tani.” Kryeministri. Çfarë do të thotë kryeministri se kë do fus dhe kë do nxjerrë nga puna, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nga puna. Më tutje vazhdon: Janë fjalët e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve: Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend. Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi thotë këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata. “Hajt” se po i fusim në burgje.

Së pari burgjet në imagjinatën e tyre janë një magazinë dhe 1358 veta, thotë fjalë për fjalë, ishin të gjithë listat e partisë. Më tutje çfarë thotë, për të kuptuar këtë procedurën se Kryeministri rreh gjoksin e thotë emërimet janë jo politike, ne kemi vënë një standard të ri thotë, transparencë e plotë thotë, atje në portale thotë, qindra milionë euro të harxhuara. Ça thotë ky ish- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Do të bëjmë dhe procedurën, gjasme fitoi kjo, humbën këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famshëm publik. Të nderuar qytetarë, kjo është një farsë nga më të rrezikshmet, nga më të paturpshmet, që ka ndodhur në shtetin shqiptar, provat janë sa një mal, të prodhuara nga organet e shtetit shqiptar. Që provojnë qartë që zyra vetë kryeministri merret me punësime. Nuk merret me punët e tij sepse duhet ti kontrollojë. Sepse është kryeministri që bën dhurata, dhuron punësime, dhuron shtëpi dikujt. Nuk është ligji që sundon në Shqipëri, nuk janë rregulla, nuk janë transparencat, është tesera e partisë. Këtë nuk e thotë thjesht opozita , këtë e thonë pikërisht këto përgjime. Për të cilat, mirënjohja pa fund e qytetarëve shqiptar dhe nëpërmjet tyre dhe opozitës shqiptare, shkon për Zërin e Amerikës. I cili ruajti një standard demokratik, për të denoncuar faktet ashtu siç janë, pa i komentuar ato. Dhe një turp i rëndë bie mbi qeverinë shqiptare. Thirrja ime e përsëritur nga kjo foltore, përpara kësaj situate te tmerrshme të një ligji që nuk funksionon, i cili është kapur peng drejtpërdrejt nga zyra e Kryeministrit, e këtij njeriu komentet për të cilin nuk po vazhdojnë më të jenë prexhorative. Por po u them vetëm kaq, qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk njohin ligj. Këta ministra nuk njohin ligj. Këta ministra dhe kjo qeveri nuk kanë frikë e nuk kanë turp dhe përpara provave dhe fjalëve që i thonë po vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here