Seancë e jashtëzakoshme sot në Kuvend! Dekretet e Presidentit Meta

0
98

Mbledhja e seancës së Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, vjen pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar dhe është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, mbledhja e parë për këtë vit duhet të niste në datën 21 janar.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm. Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit për mbledhjen e seancës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Kryesisë së PS vendosi që të propozonte veten në postin e ministrit të Jashtëm. Ky vendim erdhi pas refuzimit nga Meta të emrit të Gent Cakajt në postin e kryediplomatit.

LISTA ME NDRYSHIMET:

Iiken Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Iken Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Iken Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Iken Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini
Iken Sonila Qato, vjen  Eduard Shalsi
Iken Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Iken Senida Mesi, vjen Erion Braçe

(d.d/BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here