“Nuk ka asnjë provë tjetër.” Tronditëse/ Mund t’i shpëtojë drejtësisë “Balili”?

0
101

Klement Balili është vetëdorëzuar në mbikqyrjen e rreth 20 efektivave të forcës së posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Redaktori i lajmeve, Trashgim Sokolaj, tha në edicionin qendror në Ora News se gjatë dy viteve të arratisë, 46 vjeçari ia ka dalë ti shpëtojë arrestimit falë ndryshimit në pamjen e tij fizike, ku ka humbur disa kilogramë në peshë dhe ka zgjatur flokët.

Ndërsa ishte në kërkim, Balili ka lëvizur në Tiranë, Vlorë, Durrës e Shkodër.

Negociatat e para për dorëzimin sipas Sokolajt kanë nisur në nëntor 2018 dhe javët e fundit janë intensifikuar pas ardhjes së dosjes nga Greqia.

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, surprizë mbetet fati i dosjeve të hapura për të akuzuarit si anëtarë të grupit të tij në Angli, ku më 19 prill 2015 janë kapur 23 kilogram kokainë.

Ngarkesa tjetër prej 531 kg kanabis është kapur në 29 prill 2015 në Bullgari. Ndërkaq në Belgjikë më 21 mars 2016 është kapur ngarkesa e radhës 25 kg hashash.

Rastet e drogës së bllokuar kanë vijuar në 8 prill 2016 me kapjen e 100 kg kanabis në Gjermani.

Ndërkohë më 8 prill 2016 në Greqi është kapur një ngarkesë prej 675 kg kanabis. E vetmja provë e prokurorisë është një bisedë e bërë nga numri 6971713683 nga përdoruesi i identifikuar me emrin “Keli” me shtetasin Petro Dalanaj, pronar i disa anijeve të peshkimit që dyshohet se janë përdorur për transportimin e lëndës narkotike.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë provë tjetër pasi policia shqiptare nuk ka kryer hetime për Klement Balilin deri në vitin 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here