Kush është gjykatësja që do të marrë në dorë “fatin” e “Eskobarit të Ballkanit”?

0
126

Sot kryefjalë e të gjitha mediave dhe politikës në vend është vendosur tek gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e tij.

Miljana Muça është gjyqtarja që do të shqyrtojë provat e prokurorisë, e cila u zgjodh pas hedhjes së shortit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa seanca e parë pritet të kryhet nesër.

Katër akuzat e ngritura ndaj Balilit janë: ”Trafikimi i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale” .

Dorëzimi i Balilit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Pak ditë më parë për Balilin ka mbërritur dhe një letërporosi nga Greqia, ku pritet që të ketë prova të reja për implikimin e tij në trafikun e drogës.

Avokatët e Balilit janë shprehur se ka mungesë serioze provash kundër klientit të tyre, ndërsa shprehen se nuk ka dëshmitarë që të implikojnë Balilin në trafikun e drogës.

Balili ka qenë një nga njerëzit më të kërkur nga ana e drejtësisë shqiptare, edhe për shkak të presionit të vazhdueshëm amerikan për arrestimin e tij.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here