Ironizon keq deputeti demokrat: “Qupa spathi” nën mëngë, e Ramës na paska “shkallmuar” sot me deklaratat e saj…

0
89

Ditën e sotme qeveria Rama përmes ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ka sulmuar sërish Zërin e Amerikës, lidhur me publikimin e skandalit për punësimet partiake në burgje.

Lidhur me këtë deklaratë të saj ka ironizuar keq dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili e quan Gjonajn “qupa spathi”.

Reagimi i Boçit:

Hahahaha!
“Qupa spathi” nën mëngë, e Ramës na paska “shkallmuar” sot me deklaratat e saj, Zërin e Amerikës.
Sipas Qupës së Pallatit ”176”, Rama nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime.
Fajin e ka Zëri i Amerikës!
Aferim Qupe!
Armiku mbetet armik dhe sikur një dhëmb t’i mbetet.
Kështu të do Partia, he me ta lumsha!
Partia Socialiste marshon përpara!

PJESË NGA DEKLARATA E GJONAJT:

“Zëri i Amerikës”, nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve.

Duhet parë nëse deklaratat  e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët.

Jemi të hapur për këto që  është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve.

Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here