Hetimet për Saimir Tahirin shtyhen edhe 3 muaj, rastësi apo…

0
112

 Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, do të zgjasin edhe tre muaj.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë. Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacine nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Afati përfundon ditën e nesërme, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti.

Hetimet- Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorëve  vendosi ndarjen e dosjes dhe dërgimin  në gjyq  për 9- të të pandehur, mes te cilave edhe Habilajt  për katër akuza.

Aktualisht kanë mbetur në hetim  tre ish drejtues të policisë dhe ish ministri i Brendshëm të cilët  akuzohen se kanë qënë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun  ndërkombetar të lëndës narkotike .

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Pavarësisht akuzave, ish-ministri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e  Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e tahirit në trafikun e drogës.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here