Hetimet ndaj Tahirit/ Nuk përmbahet ish-ministri, sulmon prokurorinë: Hajde radha…

0
121

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të sotëm të Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka sulmuar organin e akuzës, ndërsa hetimet ndaj Tahirit i cilëson si farsë.

Postimi i plotë

Farsë.
————
Sa më shumë e shtyjnë këtë farsën e hetimeve ndaj Sajmir Tahirit, aq më qesharakë bëhen!

Të gjithë tashmë e dimë se akuzat e ngritura për trafik droge nuk u provuan. Edhe ato pak prova indirekte të supozuara nuk janë më…

Nga këto hetime kemi mësuar për hobbin e Tij për të shëtitur me skaf në det. Në ka ndonjë vepër penale këtu le ta çojnë në gjyq, nuk ka ç’të hetohet më.

Nga ana tjetër kujtoj se, që në krye të herës u kërkua arrestimi i tij. Kur paska patur nevojë për kaq shumë hetime, me ç’prova do ta mbanin në arrest?!

Kjo i ndodh një njeriu me mbështetje nga lart, vaj halli ç’u bëjnë atyre që si mbështet askush!

Na rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me kohë!

Hajde radha…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here