Alibeaj tregon çfarë do ndodhë sot në seancën e jashtëzakonshme

0
103

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha se shteti arriti të negociojë kushtet e krimit dhe kjo është e rëndë.

“Njëri nga të dyshuarit për aktivitet kriminal sot është pas hekurave. Ka rreth 3 vite që lakohet emri i Balilit. Skenari i djeshëm i vetëdorëzimit nuk ishte zbatimi i ligjit, por dorëzim i qeverisë.  E gjitha është një inskenim, pasi ai përcakton kohën, përcakton momentin, dhe vendos kushte. Ky është fundi i një shteti të brishtë. Shteti arriti të negociojë kushtet e krimit. Sfondi nuk është fakti që ka pasur negociatat, por që 15 herë policia ka dështuar ta kapë sipas ligjit. Pra kemi një shtet që nuk kontrollon territoret e vet. Në një situatë ku midis shtetit dhe krimit, krimi vendos kur dorëzohet dhe kur del nga burgu. Krimi bën ligjin dhe kjo është e rëndë. Lista e kriminelëve vazhdon të shtohet dhe pjelloria e kësaj Rilindje ka shtuar kriminelët. Pra nuk është sukses ndaj të mirës kundër të keqes”- tha Alibeaj, raporton ‘BalkanWeb’.

Deputeti i PD tha ndër të tjera se opozita do të jetë pjesëmarrëse në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ku pritet të shqyrtohen dekretet e ministrave të rinj, pasi ajo është një seancë jo normale.

“Me shumë gjasa do jemi në Kuvend sot pasi është një seancë jo normale. Do kemi një mbledhje grupi në orën 14:00. Kjo është një qeveri e cofur dhe qëndron mbi votën e grabitur dhe të blerë.  Ky vend nuk ka formalisht as qeveri dhe as qeverisje. Ka rënë gjithë qeveria praktikisht. Rama zgjodhi njerëz anonimë dhe jo përfaqësues të qytetarëve si ministra. Rama sillet me qeverinë si të ishte lodra e vet. Kush e parashikon që do jetë pa debat seanca e some? Si mund t’i mohosh të drejtën publikut që të mësojë fatin e tij permes debatit. Të heqësh të drejtën e debatit është anti-ligjore. Kjo e seancë duhet të ketë debat pa limit”- tha Alibeaj./ 360grade.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here