Mazhoranca nuk lejon të bëhet debat për ministrat e rinj, opozita braktis sallën: U kthyem ne diktature!

0
108

Nuk ka sjellë asgjë të re as seanca plenare e jashtëzakonshme e pasdites së kësaj të mërkure, e para për këtë sesion të ri parlamentar, e kërkuar nga kryeministri Rama për shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Seanca që në nisje nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Krerët e grupeve parlamentare të PD-LSI, kërkuan që të zhvillohet debat lidhur me dekretet dhe për këtë thanë se kishin paraqitur dhe listën e diskutantëve.

Por një gjë e tillë u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla dhe kryesuesi i seancës Gramoz Ruçi, i cili nisi votimin.

Pas kësaj deputetët e opozitës në mënyrë demonstrative bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas lanë sallën pa marrë pjesë në votim.

Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj kërekse kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e  Ministrave.

Vasili: Kemi biseduar dhe me stafin tuaj, i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera të depozitoheshin që përpara dhe zyrtarisht lista e diskutantëve. E kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon diskutimin dhe debatin. Po prisnim që ju të prezantonit listën e diskutantëve, sikundër rregullorja e kërkon. Kërkoj dhe dua të di arsyet se pse kjo nuk u njoftua nga ana juaj.

Balla: Në rregulloren e Kuvendit ka nen për emërim-shkarkim të Presidentit, për emërim-shkarkim të qeverisë kur bëhet fjalë për mocion mosbesimi.Jam me katër mandate në këtë Kuvend dhe asnjëherë nuk kemi bërë debat për emërim-shkarkim Ministrash. Jeni njoftuar që dje për urdhrin e thirrjes së seancës.Nuk është seancë e jashtëzakonshme por sesion i jashtëzakonshëm.Kryeministri ka kërkuar votimin e dekreteve për emërim dhe shkarkim. Bëni kërkesën mocion me debat me qeverinë, po keni forcë bëni dhe mocion mosbesimi ndaj qeverisë por ne kohë për të humbur me ju për llogje pazari sa herë tu teket ju dhe kur të doni ju, nuk ua japim këtë dëshirë.

Mediu: Sot ne kemi përbërjen e këshillit të ministrave dhe koha duhet të jetë dyfish i debatit. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin. Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik dhe ju doni të ndaloni  Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm në një Republikë bananesh ndodh kjo.Jemi këtu si parlamentarët dhe jo si mbështetës dhe zëdhënës të qeverisë.

Ruçi: Jam konsultuar dhe në asnjë nen të rregullores nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe ç’ermërime bëhen me debat.

Nuk do votohet Rama si Ministër i Jashtëm

Priten debate për situatën politike, ekonomike dhe krimin.

Në votim nuk do të jetë emri i Edi Ramës si ministër i Jashtëm, pasi presidenti ende nuk e ka dekretuar.

Me nisjen e sesionit, kreu i grupit parlamentar të PS i kërkon opozitës konsensus për reformën zgjedhore, pasi tashmë po kalojnë limitet e kohës.

Në lidhje me komisionin hetimor të kërkuar për DSIK, Balla u shpreh se është dakord, por duhet pasur kujdes me objektin hetimit, për të mos ndërhyrë në informacionet e klasifikuara.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here