“As gjatësia, as parakolpi”, Aurela Gaçe tregon çfarë ka zili nga femrat e tjera

0
174

Aurela Gaçe, është një nga këngëtaret më të dashura të ekranit, ndërsa njihet për si një femër pa komplekse dhe super energjike.

Po ashtu ajo njihet edhe për mënyrën e të thënit të gjërave, ‘troç’ dhe këtë ka bërë edhe me një postim në rrjetet sociale, ku ka folur për çfarë ka zili tek femrat e tjera. Teksa tregon se çfarë do të donte të ndryshonte tek vetja, Gaçe shprehet se ka zili femrat me vetulla të trasha natyrale.

“Ka diçka që do ta doja, por se kam…Jo nuk është gjatësia, sepse s’e kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka e as pa taka. Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruar nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë. Jo, jo as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam. Vetulla, vetulla, ajo është që më bën të them ahhh. I kam zili femrat me vetull të plotë e natyrale. E thashë mo se plasa. Epo s’i kam unë, por i kanë gocat e mamit, të dyja”, – shkruan Aurela Gaçe në një postim në “Instasory”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here