Si jemi katandisur!!! Po shkojmë drejt diktaturës…

0
96

“Diktatura nje hap larg”

Kryeministri edhe ministër i jashtëm?!! Sic po e shohim Rama tani eshtë më shumë se kurrë i plotfuqishëm kudo e mbi gjithçka…pasi ka pushtetin absolut politik. Pra, veç Timonit ka edhe Tepsinë të gjithë siç e kish ëndërruar e siç e kërkoi me ngulm derisa e mori, por mbi të gjitha i mbështetur tek paratë e pista të drogës, korrupsionit, përvetësimit dhe abuzimit me pushtetin si dhe tek bandat kriminale me dhe pa pushtet. AI dhe ATA që e rrethojnë dhe e mbajnë atë ende në pushtet financiarisht janë më të fortë e më të kapur se asnjë lloj qeverie e pushteti i mëparshëm në historinë e atij vendi e ku e ku, madje edhe me vetë Perandorinë absolute komuniste e diktatoriale të Enver Hoxhës…Rama për ”meritë të vet”  sot i ka të gjitha në duart e nën këmbët e tij. Pushtetin, ministritë, ministrat, Gjykatat, prokuroritë, policinë, ushtrinë, mediat, televizionet në veçanti, doganat, taksat, arsimin, shëndetësinë, bashkitë, artin, kulturën, sportin e deri edhe tek fermanët që vetë i propozon, vetë i vendos e vetë i vulos… T’i thuash Sulltan është pak…t’i thuash Diktator je i vonuar! Ai prish e ndërton si t’i dojë kokrra e qejfit e pa i thënë kush. Sheshe, stadiume, qendra urbanistike, aeroporte, rrugë, teatro, parqe kalamajsh e pensionistësh…vendos tra ndarës mes Shqipërisë e Kosovës, shkatërron pronën private të qytetarëve, fyen e përdhos mediat e gazetarët me fjalor rrugaçi….  Edhe ne 1944 askush nuk e besonte se ku do zhytej Shqiperia per 50 vjet” Tani ne 2019 ndodhi perseri e njejta gje….Edi Rama, si përgjigje për ngërçin e krijuar mes maxhorancës dhe presidencës, i propozoi Metës emrin e vet për ministër të Jashtëm.
Ministri i Jashtëm i RPSH (1946-1953) dhe njëkohësisht Kryeministri Enver Hoxha, në Konferencën e Paqes, Paris….
Edhe sot kjo histori u perserit Rama njekohesisht edhe kryminister edhe minister i jashtem. Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Por rasti me pikante ka qene ai Hoxhes dhe tani pasuesi i tij Rama.

Image may contain: 1 person, playing a musical instrument
 
@standard.al
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here