Thursday, April 18, 2024
Home Kulturë “Shtëpia e Agës”, filmi i realizuar nga regjisorja Lendita Zeqiraj

“Shtëpia e Agës”, filmi i realizuar nga regjisorja Lendita Zeqiraj

0
126

Dhuna seksuale ndaj grave kosovare, gjatë luftës ka frymëzuar regjisoren Lendita Zeqiraj për të realizuar filmin “ Shtëpia e Agës”. Ky prodhim kinematografk është pritur mirë nga kritika, ndërkohë që premiera do të jetë në Festivalin e Filmit në Berlin.

Përdhunimet e grave në luftën e Kosovës është tema që ngacmoi regjisoren Lendita Zeqiraj për të realizuar filmin “Shtëpia e Agës”.

Ky film me metrazh të shkurtër trajton një ndër brengat e Kosovës së pasluftës, dhunën seksuale.

Aga, një djalë i vogël, babai i të cilit është zhdukur, jeton në një shtëpi me pesë gra, viktima të dhunës seksuale.

Historitë e tyre tregojnë realitetin e femrave të përjashtuara nga shoqëria.

Regjisorja, Lendita Zeqiraj, shprehet se ky film duket se është pritur mirë nga kritika ndërkombëtare, duke qenë se trajton një temë mjaft të ndjeshme edhe të kohës sonë.

Zeqiraj: Ka me mijëra gra të përdhunuara dhe ne kemi vetëm dy ose tre persona që kanë dalë në publik për të folur për këtë, e kjo ndodh sepse familjet nuk i kanë mbështetur.Viktimat femra të dhunës seksuale nuk kanë mbështetje. Ato vazhdojnë të vuajnë atë traumë të brutalitetit të kohës së luftës nga e cila nuk e kanë marrë kurrë veten.

Në Kosovë ka shumë gra, të cilat i vuajnë dramat dhe pasojat e luftës në heshtje.

Skenat e filmit nuk janë dramatike, ndërsa tregimet po. Premiera pritet të jetë në Festivalin e Filmit në Berlin.

/Ora News.tv/

Tags

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here