Revolta ndërkombëtare. Pasardhësit e të vrarëve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

0
121

Më 15 janar të 1999 në Reçak të Kosovës u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur nga regjimi serb, ndërsa mes tyre ishte edhe një grua.

Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga kjo ngjarje e tmerrshme, pasardhësit e të vrarëve vijojnë të kërkojnë drejtësi, por një kërkesë e tillë vijon të mbetet ende larg.

Kjo masakër zgjoi ndërgjegjen e perëndimorëve, pasi krimet mbi popullsinë civile të ushtruara nga regjimi serb ishin nga më makabret, të shënuara përgjatë shekullit të 20-të.

Masakra e Raçakut shkaktoi një revoltë ndërkombëtare, e cila kontribuoi materialisht në luftën e fundit të Europës së shekullit të 20-të. Pas kësaj, vijuan bombardimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) mbi Serbi, ndërsa kjo disa muaj më vonë çoi përfundimisht në kolapsin e Jugosllavisë.

Emrat e të vrarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit:

Lute Asllani, Banush Azemi, Ragip Bajrami,  Halim Beqiri,  Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skender Halili, Haqif Hysenaj, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Meh Ismajli, Muhamet Ismajli, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salif Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshah Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani, Ahmet Smajlaj, Sheremet Syla, Shyqri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymberi.

(n.m/BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here