“Për shkak të mbylljes së qeverisë”. Trump në “festë”, “banket” me 300 hamburger

0
204

Më shumë se 300 hamburgera, patate të skuqura dhe pica mbërritën në Shtëpinë e Bardhë për të pritur sportistët amerikanë.

Donald Trump, mirëpriti në Shtëpinë e Bardhe ekipin e futbollit të kolegjit Clemson Tigers.

“Për shkak të mbylljes së qeverisë… dolëm dhe urdhëruam ushqimin amerikan të shpejtë të paguar nga unë, Ne kemi pica, ne kemi 300 hamburgerë, shumë, shumë patate të skuqura, të gjitha ushqimet tona të preferuara”, tha Trump, ndërsa e priti ngjarjen në Dhomën Shtetërore të Shtetit. Kur u pyet për ushqimin e tij të preferuar te tipit fast food nga një gazetar, Trump tha se i pëlqente të gjithë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse është ushqim amerikan, padyshim qe më pëlqen” u përgjigj president i shteteve te Bashkuara. Presidenti Trump u shpreh se i kishte porositur vetë hamburgerat për shkak të mungesës së stafit që merret me organizime të tilla në Shtëpinë e Bardhë kjo sepse shërbimet e qeverisë amerikane vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të mbylljes së qeverisë. Pjesa më e madhe e qeverisë federale është jashtë funksionit për shkak të mbylljes.

Ajo ka prekur rreth 800,000 punonjës të sektorit publik, duke përfshirë stafin e qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë qenë në pushim të detyrueshëm ose duke punuar pa pagesë për një rekord prej 24 ditësh.

Presidenti Trump po refuzon të miratojë një buxhet federal nëse nuk përfshin fonde për një mur përgjatë kufirit meksikan, por demokratët e kanë refuzuar kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarë.
(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here