Nga Avokati Altin Goxhaj: A duhet një kontratë e studentit me Universitetin që të garantojë të drejtat? 

0
105

Nga Avokati Altin Goxhaj

Një propozim për studentët:
A DUHET NJË KONTRATË E STUDENTIT ME UNIVERSITETIN QË TË GARANTOJË TË DREJTAT E STUDENTIT?

Në 2015 unë u paraqita në Komisionin Parlamentar të Edukimit si aktivist i shoqërisë civile ku përveç kundërshtimit të ProjektLigjit të Soros akuzova me emra dhe mbiemra klyshët e Soros majtas dhe djathtas që kishin lobuar për këtë ligj të Oligarkisë duke përkrahur Forumin e pedagogëve që e kundërshtonin këtë ligj. Por unë bëra dhe një propozim shumë të rëndësishëm për të drejtat e studentëve:
ÇDO STUDENT TË KETË NJË KONTRATË TË FIRMOSUR ME UNIVERSITETIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË!
Sepse aktualisht deri më sot studenti nuk ka asnjë të drejtë pasi kur i shkelen të drejtat nga universiteti ai duhet t ankohet po te shkelësi: Universiteti!!!
Një KONTRATË E STUDENTIT ME UNIVERSITETIN e mbron studentin dhe ka gjithm një armë në dorë sa herë konstaton se po i shkelennn ato të drejta që i garantohen edhe në atë kontratë! Kur studenti u shmanget përgjegjësisve apo i tejkalon ato, e këpusin në mes por kur ja shkelin as e vret mëndjen kush për pasojat!
Ndaj unë po loboj fort aty ku kam mundësi që studentët të ndërgjegjësohen që nëse duan t’u respektohen të drejtat të kërkojnë të kenë një kontratë që të hartohet bashkarisht pas negociatave dypalëshe! Ndryshe marëdhëniet student – universitet (si institucion por që shtrihet edhe në marëdhëniet student – pedagogë) do të vazhdojnë të mbeten asimetrike ku Universiteti dhe pedagogët kanë çdo të drejtë dhe studenti do të nëpërkëmbet duke u qarë për të drejtat e tij pikërisht te ata që ja shkelin!!! Ndërsa kontratat garantojnë arbitrin e pavarur deri në gjykata përfshi edhe mbrojtjen e të drejtave kolektive me padi “class action”!!!

(më poshtë një shembull koke kontrate dhe pjesa tjetër pjesë nga propozimet dhe qëndrimet e mia në 7 korrik 2015 në Komisionin Parlamentar të Edukimit në diskutimin e Projektligjit të Arsimit të Lartë me grupet e interesit).

Fotografia e Altin Goxhaj

Fotografia e Altin Goxhaj

Fotografia e Altin Goxhaj

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here