Klement Balili dhe negociatat me drejtorin e policisë Ardi Veliu. Zbulohet lidhja mes tyre…

0
141

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, kanë dalë detaje të reja mbi mënyrën se si ka asistuar vetë drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu që ai të dorëzohet.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se për vetëdorëzimin e Klement Balilit janë dashur disa muaj negociata, direkt me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Zërat thonë i gjithë ky operacion (nga më të sofistikuarit policorë e cilësoi Rama) është mbështetur  në njohjen qe ka drejtori i policisë Ardi Veliu me Klement Balilin, të cilët thuhet se janë dhe nga e njëjta zonë. Gjithashtu flitet se Veliu ka kontaktuar familjarët e “Eskobarit të Ballkanit”  prej disa muajsh.

15 ditë e fundit kanë qenë intensive, thone burimet nga policia derisa dje u vendos dorëzimi. Ardi Veliu ka përcaktuar vendin e dorëzimit, mes Sarandës dhe Delvinës, (diku aty nga mesi i rrugës) për ditën e sotme në orën 9 të mëngjesit.

Klement Balili është futur në një prej 2 makinave civile të policisë, ku e prisnin agjentët civile dhe vetë drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe janë nisur në fshehtësi të plotë drejt Tiranës (sekret të cilin ua dekonspiroi diku mes Sarandës dhe Tiranës ish-kryeministri Sali Berisha).

Fillimisht Balili është çuar në komisariatin nr 6 ku dhe u njoh me urdhrin e ndalimit dhe me akuzat në prani të avokatit Theodhori Sollaku.

Që aty është dërguar në paraburgimin e drejtorisë së policisë ku do të rrijë 48 orë deri në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

(M.Q/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here