Zëri i Amerikës zbulon farsën e konkurseve në punësime. Ndërhyrjet nga deputetë të PS-së dhe…

0
106

Zëri i Amerikës ka zbardhur përgjimet e dosjes ndaj Arben Çukos, ish-drejtor i Burgjeve. Në zbardhjen e publikuar në një video në VOA, identifikohet ndërhyrja në punësime nga zyrtarët lokalë, por edhe farsa e këtyre konkurseve.

“Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga”, shkruhet në Faqen zyrtare të Zërit të Amerikës në Facebook.

Përgjimet e plota materialin në VOA, sonte në orën 18:00.

Disa nga përgjimet e VOA:

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator. Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.

0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..

0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…

0692876209: E kuptoj

0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

Përgjimet e plota materialin në VOA, sonte në orën 18:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here