Zbulohet arsyeja e vdekjes së rëndë në ‘Astir’ ai nuk vrau veten por…

0
163

Majlind Lala, autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në zonën e Unazën e Re në Tiranë, apo siç njihet ndryshe “Astiri”, nuk ka vra.rë veten.

Nga hetimet e para, Lala pasi ka shkuar në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes së tij i ka vrarë me pistoletë pas një debati Bujar Mata, 63 vjeç, Xhevahire Mata, 52.

Më pas në përpjekje për t’u larguar, Majlinda Lala ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. Lala nuk ka qëlluar vetën me pistoletë.

Mësohet se ai pasi ka qëlluar vjehrrin dhe vjehrrën, ka tentuar të largohet nga ballkoni i shtëpisë. Por, fatkeqësisht, ai është penguar dhe është rrëzuar mbi kangjellat e ballkonit të katit të parë të banesë. Për pasojë, ai është gjetur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore, duke humbur jetën teksa i jepej ndihma në spital.

Viktima Majlind Lala, mësohet se është me origjinë nga Burreli.  Ende nuk janë sqaruar arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa shkak dyshohet se është largimi i ish-bashkëshortes së tij në Suedi.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here