Një automjet i mbushur me eksplozivë shpërtheu në lagjen e Fshatit të Gjelbër

0
119

Në lagjen e Fshatit të Gjelbër të Kabulit, Afganistan, la të paktën 4 të vdekur dhe  100 të plagosur, përfshirë këtu edhe 23 fëmijë. Zona është shtëpia e shumë të huajve dhe organizatave joqeveritare.

Sipas zëdhënësit të policisë Basir Muxhahid, një automjet i mbushur me eksplozivë shpërtheu në zonë të hënën në mbrëmje.

5c3cc7f6dda4c8136d8b45ae

“Zona është e rrethuar dhe një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për të dyshuarit dhe sulmuesit”, tha Muxhahidi për Reuters. Duke cituar një burim anonim të sigurisë, Reuters raportoi se shpërthimi shkatërroi një mur midis Green Village dhe zyrës doganore aty pranë.

“Shtëpitë e banimit aty pranë janë dëmtuar rëndë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar konfirmoi numrin e madh të viktimave, duke përfshirë fëmijët, përmes një postimi në Twitter.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here