Më të rrezikuara nga infeksionet urinare janë…

0
114

Fshikëza urinare është një depo e fortë urinare që mbledh urinën. Infeksioni ndodh kur bakteret udhëtojnë nëpërmjet uretrës, infektojnë urinën dhe fshikëzën e urinës. Sa i takon trajtimit, sigurisht që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes dhe të kryeni ekzaminimet përkatëse që do t’ju rekomandojnë, kjo me qëllim për të vendosur diagnozën e saktë të sëmundjes që në fillim.

Po ashtu është shumë e rëndësishme që të veçohet infeksioni se në cilin nivel të aparatit urinar, po ndodh dhe a ka prani të gurëve në nivele të ndryshme të aparatit urinar. Kujdes duhet të bëni edhe me medikamentet. Përdorimi i tyre duhet të nisë vetëm pasi ta ketë lejuar mjeku specialist, pasi në rastet e marrjes së qetësuesve pa kriter do të përballeni me efekte të shumta anësore.

Katër këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni: Në kushtet e shtëpisë rekomandohet që të pini sa më shumë lëngje, qoftë edhe ujë. Sasia e lëngjeve duhet të jetë rreth një deri në dy litra në ditë.

Duhet bërë kujdes që sasia e lëngjeve të jetë e shpërndarë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që veshka të punojë sinkron dhe ngadalë.

Marrja e sasive të mëdha dhe në mënyrë të menjëhershme e lëngjeve rrit ngarkesën e punës së veshkës dhe e sforcon atë. Kujdes duhet të bëjnë në këtë rast personat që vuajnë nga hypertonia (tensioni i lartë i gjakut), këta persona duhet të pijnë shpesh dhe nga pak.

Përdorni çajin e trëndafilit, por edhe të boronicës. Ato përmbajnë me shumicë vitaminën C që rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve.

Pozitive rezulton edhe përdorimi i sodës së bukës. ( këshillohet një lugë çaj në 200 ml ujë) që neutralizon më së miri pehashin acid të urinës.

Po ashtu duhet të bëni kujdes dhe nga i ftohti, pasi ndikon në uljen e rezistencës së organizmit, çka favorizon më pas kushtet për shfaqjen e këtyre infeksioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here