Mbledhja e shokëve të Kryesisë dhe ministri Jashtëm shoku Edi!

0
185

Nga Gëzim Saliu

Kryeministri Rama bëri publik sot vendimin e mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku pas propozimit të vetë kreut të qeverisë, shokët e partisë të gjithë në kor miratuan kandidaturën e shokut Edi Rama.

Sa gëzim kishte në mbledhje, shokët e partisë ishin më të lumtur se kurrë. Shoku Edi tani krahas detyrës së vështirë të drejtimit të kabinetit qeverisës do merrte përsipër edhe dipllomacinë e vendit!. E fundja kush më mirë se shoku Edi mund ta bënte këtë?

Burimet bën të ditur se menjëherë pasi shoku Edi bëri të ditrur propozimin për të vetëshpallur veten si ministër të Jashtëm, në emër të grupit parlamentar socialist shoku Balla i kërkoi shokëve të Krysisës të ngriheshin në këmbë e të duartrokisnin për 1 minutë vendimin. U pa se shoku Xhafaj e Erioni( nuk duan ta fusin tek shokët kryebashkiakun se ka hesape për të larë me shokun Edi) duartrokitën me zor. Këtu u vu re se Balla ju afrua shokut Braçe dhe i tha: “Për këta të dy duhen marrë masa urgjente, është e disata herë që nuk gëzohen si duhet kur shoku Edi bënë propozime që sjellin të mira për popullin tonë të dashur”.

Meme e dites: Kryeministri Rama takon ministrin e Jashtem Rama

Ndërkohë të ulur bashkë në tavolinën e Kryesisë ishin “armiqtë” e fundit të partisë: shoku Ahmetaj, shoku Gjiknuri, shoku Bushati e shoqja Nikolla. “ Nuk ja harron shoku Edi këtyre netët pa gjumë që i i shkaktuan në ato ditë të vështira të dhjetorit”- i tha shoku Manja, shokut Majko.

Por fill pas propozimit, shoku Edi u kujtua për “armikun kryesor”, atë Presidentin Meta që po bën çmos ti vejë minat shtetit tonë të mirëqënë socialist.

“ Edhe atij do ja ndreqim, por tani për tani skemi çbëjmë se na hangu by… dhe e shkrimë Kushtetuesen e s’kemi as ku të ankohemi tani. Ti shoku Manja me linjën e baba Soros ec përpara sa më shpejt me miratimin e emrave të rinj të Kushtetueses, nuk dua vonesa”- i tha shoku Edi, shokut Manja.

“Po shef, cdo gjë do zgjidhet brenda marsit”- tha shoku Manja.

“Po ç’mars thua mo shoku Manja. S’kanë faj ato që flasin për diplomën tate, po qyp bosh mbete. Po pse mo dy muaj do rri ministër i jashtëm unë!!! S’do më lesh ta shijoj të paktën për ja 6 muaj këtë detyrë që më dha në mënyrë unanime partia?”- i tha shoku Edi.

“ Më fal shef, po ti e di rrimë rrimë e ndonjëherë hamë m.. kot ”- tha shoku Manja, dhe fap brofi në këmbë. “ Gjykata Kushtetuese do jetë gati në qershor”

“Po të paktën lëreni nga shtatori se në qershor kemi zgjedhjet ne shokë…”, tha shoku Gramoz.

“ Si gjithnjë i saktë shoku Gramoz” – i tha shoku Edi shokut Ruçi.

“ Ndërkohë këto ditë ti Endri, mos më rri mua atje mbrapa po hajde këtu e mi ndërse gjithë atë katin e tretë të Kryeministrisë , më gjej me kuç e me maç e të gjithë mos lenë gjë në media, portal pa thënë e pa folur për veprën antikombëtare të Presidentit”- i tha shoku Edi me nerva këshilltarit të tij më të afërt në parti shokut Fuga.

Ndërkaq shoqja Leskaj, shoqja Gjermeni dhe shoqja Kodheli, si ish-ministre të harruara të kabinetit “Rama 1” thuajse nuk u ndjenë fare në mbledhje. Vetëm duartrokitën vendimin për shokun Edi dhe sec biseduan se bashku për disa fustane të reja që kishin sjellë tek butiku përballë Parlamentit…

Nga na na tjetër të ulur përballë tyre ishin kryebashkiakët, shoku Dako, shoku Subashi e Erioni që ka mbetur si peshku pa ujë këto ditë të vështira. “ Shoku Edi e ka marrë vesh planin skeret të këtij që s’po lenë gjë pa bërëpër të rrëzuar shefin”, i tha si nën zë shoku Balla, shokut Braçe.

Shoku Dako e shoku Subashi gjatë gjithë mbledhjes ishin shujmë të vëmendshëm ndaj diskutimeve të shokut Edi. Madje shoku Dako në diskutim e sipër mori fjalën e tha: “ Ju e dini që unë jam i gjithi akullore, i pastër sa më s’ka. Propozoj që shoku Edi krahas postit të Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të marrë edhe postin e ministrit të Brendshëm dhe shokune Lleshaj ta rikthejmë si zv.ministër. Kam bindjen se betje e tij kundër krimit të organizuar do jetë fitimtare”, tha shoku Dako.

“Jo jo, avash ti shoku Dako. Tre kunguj në një sqetull nuk i mbajmë dot se u pa puna pastaj. Pastaj ju e dini që shoku Lleshaj ndjek me përpikmëri çdo udhëzim timin, thua se jam vetë në krye të ministrisë”, tha  me qetësi shoku Edi.

Në mbyllje të mbledhjes folën edhe shoqja Hysi dhe shoqja Kushi, të cilat folën me superlativa për këtë gjetje të Kryeministrit e ndërsa nuk lanë pas të përmendnin në fjalën e tyre arritjet e Rilindjes në këto kohë të vështira që po kalon Rajoni .

E kështu pas një duartrokitje të fundit që zgjati për më shumë se 5 minuta, shoku Edi u largua nga Kryesia me kokën lart e ndërkohë shokët e partisë e ndoqën deri në shkallët e para të oborrit të partisë.

Sapo hipi në makinë rrugës për të restoranit pas Kryeministrisë që e frekuenton shpesh, shoku Edi u kujtua se sot nuk kishte cicëruar në tëitter.

“ Po ti mo Fuge, pse s’më kujtove”- tha ai.

“Megjithë ato durtrokitje e lëvdata më mori emocioni momentit”- i tha Fuga shefit.

Dhe të dy të qeshur në makinë thurën statusin e tëitterit ku i kujtonin Presidentit se e priste “ferri” Kushtetues që po përgatitet nga shoku Manja!

 

*Rubrika “Pikante” i trajton zhvillimet e ditës përmes sarkazmës, ironisë e humorit

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here