Standard.al

Atentat me armë zjarri, plagosen dy persona…

0

Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti Audi A3 me targa AA 653 VC.  Nga të shtënat është plagosur Mikel Mehmeti, 41 vjeç. Mehmeti ka marrë plumb në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në sallën e operimit. Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash. I plagosuri dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin mbi një motor. Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.