Standard.al

Gjimshiti mund të transferohet te klubi i Superligës turke

0

Ditën e djeshme, bëri bujë lajmi se nga Turqia, ku presidenti dhe trajneri i Beshiktashit, duke pranuar nevojën për një qendërmbrojtës në ekip, i kishin shkelur syrin mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshitit.

Ndërkohë sot, për mbrojtësin 25-vjeçar, dalin detaje të reja nga mediat turke. Siç flitet, tek Atalanta mund ta lejojnë Gjimshitin të largohet, vetëm për shumën e 400 mijë eurove.

Por ndërkohë, nga ana tjetër, pala turke do të dëshironte që ta merrte qendërmbrojtësin e Kombëtares në merkaton e verës, për një shifër më të vogël parash. Gjithsesi, ditët në vijim do të jenë kyçe, për të parë nëse bisedimet do të zhbllokojnë edhe këtë operacion, dhe Gjimshiti të transferohet te klubi i madh i Superligës turke./Panoramasport.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.