Bojkot i mësimit nga një tjetër Fakultet. Studentët e bashkuar për arsim cilësor!

0
114

 Nga Fakulteti i Mjekësisë studentët japin njoftimin se do t’i bashkohen ngujimit të studentëve të 3 fakulteteve,  Juridik, Ekonomik dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Lajmi është bërë i ditur nga studentët e këtij fakulteti, të cilët shprehen se duke parë zhvillimet dhe ecurinë e protestës në të gjitha fakultetet e vendit, do të përshkallëzojnë protestën e tyre duke u ngujuar.

Në këtë njoftim, thuhet se ngujimi do të nisë të dielën në orën 18:00, kohë kur në fakultetin ekonomik është vendosur për tu zhvilluar një mbledhje mes studentëve.

Nga ana tjetër studentët e Fakultetit te Historisë dhe Filologjise kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës që bën thirje për vazhdimin e procesit mesimor.

Ja deklarata e plotë e  tyre:

Nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, dhuna e ushtruar  nga forcat policore dhe vendimi i marrë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, në të cilin kërkohet vazhdimi i procesit mësimor, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dolën më përfundimin që të mos njohin vendimin e rektoratit.

Studentët do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studentët presin që Rektorati të dalë në mbrojtje, mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor.

Lufta për arsim cilësor do të vazhdojë deri në fund!

Axhenda e ditëve në vazhdim do të publikohet së shpejti.

Studentët e bashkuar për arsim cilësor!

Nga Kordinatorët e Departamenteve.

(B.B/ Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here