Standard.al

Shoku Tao e mban mend kur ankoheshe për Ramën, Tahirin e bandat e tyre në zyrën e Metës”

0

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri ka reaguar ndaj akuzave që kreu i grupit parlamentar të  PS, Taulant Balla ka bërë kundër kreut të shtetit.

Në një postim në Facebook, Guri i kujton Ballës kohen kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe deputeti i PS shkonte në zyrë e tij dhe ankohej kundër Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe drogës që ishte mbjellë në vend nga Rilindja.

Postimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

“Shoku Tao, u kujtove te shkruash? Te rrahu Edi apo Linda qe u kujtove kaq vone. Turp per kryetarin e grupit parlamentar te maxhorances qe e nxjerrin me detyrim te flase. Je bere per te ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja qe fluturoi ne koken e Kryeministrit ta beri zemren mal. U ngazëlleve me shoke e shoqet, u bere edhe pishman qe nuk e zuri shefin.

Me vjen keq per ty qe te detyrojne te flasësh kunder Presidentit ose burrit Ilir Meta. Ke qare halle shume. Qaheshe se droga po na vinte vulen e zeze kudo ne Evrope dhe nuk do na jepnin hapjen e negociateve. Ketu te them bravo se e parashikove i re ne shenje.

Besoj e mban mend si qaheshe qe te emeronin ty minister se Sajmiri ishte i mbytur dhe po njolloste gjithë mazhorancen me lidhjet e tij me kriminelet. Si Edi Rama ishte “naiv” dhe nuk i kuptonte dot lidhjet e Sajmirit me banditëtet qe ja ulte në tavoline.

Keqardhjen tende se Edi po rrëshqiste tek banditet. Por pasi nuk shkoje dot te qaheshe tek Teqja e Metes ne katin e katert tek Kuvendi, fillove te shkoje ku ndodhni krimet me te tmerrshme. Dhe normal zoti, si per te te lene me shenje, sa here shkoje per ndihme bandave te krimit ne Shkoder, Elbasan dhe Shijak te shkaktonte aksident, qe ta merrnin vesh gjithë shqiptaret me çfarë merreshe.

U lodhe o Tao u lodhe, por e zevendesove Sajmirin vetëm ne gjysmen e tij, atë të lidhjes me krimin e organizuar, ndersa minister s’te ben kurre.

P.S. Keshille për Taulantin te bërë rilindas, për postin e ministrit mos shko shpesh ne darka te rënda me Liderin se bashku me gruan. Te fala Tao.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.