Standard.al

Mbahen nën kontroll dy ministra. Ja se çfarë është zbuluar…

0

Dy ministra të qeverisë Rama 2 janë vënë nën vëzhgim për shpërdorim parash të fondeve publike dhe afera korruptive me tendera e projekte të mëdha. Kështu konfirmojnë burime për Vizion Plus sipas të cilave agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit.

Fokusi është tek Ministria e Financave, por edhe në ministri të tjera që administrojnë shuma të mëdha parash për investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme. Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit në zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullarëve me grupe të caktuara interesi.

Vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në të kaluaren nga ministrat për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca në vlera të mëdha financiare. Po ashtu një pjesë e këtij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milione euro që lidhen me Unazën e Re dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ku u shpall fituese kompania dh albania, me letra të falsifikuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.