‘Fshati’ ka rënë në dorë të Dylber-Kadriut…

0
102
Nga Kastriot Islami

Dukuria e fundit në Shqipëri është kërcënimi i medias, ose më saktë i të gjithë atyre që punojnë në media në një mënyrë origjinale, perverso-maniakale.

Më konkretisht kërcënohen të gjithë ata gazetarë apo analistë që tentojnë të jenë të pavarur apo që kritikojnë keqqeverisjen dhe investigojnë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe lidhjet e ngushta të qeverisë me kriminelët dhe trafikantët. Si dhe blerjen e votave dhe kërcimin e votuesve.

Cila është kjo mënyrë e re perverso-maniakale?

Nga bashkësia e të gjithë gazetarëve veçohen kundërshtarët në media, dhe të gjithë ata që janë kundërshtarë, pa përjashtim, etiketohen Kadri ose Kadrije, sipas gjinisë…:

Kryekadri….

Kadri i Kadrinjve…

Gjysmë Kadri….

Edhe Kadri edhe jo Kadri….

Kadrije….

…e tjerë e tjerë…

Kurse të tjerët që e ledhatojnë, fërkojnë apo e mbështesin i etiketon:

PPP ose KKK….

Po përse ky etiketim…?

Sepse këta po e diskreditojnë çdo ditë.. Sepse këto janë kthyer në makthin e tij që i dalin edhe në gjumë…Sepse këta po e nxjerrin lakuriq që ta shikojnë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët…Se këta po e nxjerrin në dritë të diellit siç është, injorant, i paaftë, i korruptuar, i inkriminuar, hajdut që ka fshehur paratë në off shore, i droguar, i çmendur…..Dhe të gjitha ç’thonë Kadrinjtë e Kadrijet qytetarët i besojnë…

Po kush e ka marrë atributin për të bërë këtë vlerësim dhe klasifikim?

Ai është vetëm një: Dylber-Kadriu….

Dhe duket normale që Dylber-Kadriu urren edhe Kadrinjtë edhe Kadrijet…

Dhe dashuron PPP-të dhe KKK-të….

Pra në ‘fshatin’ e madh të që drejtohet nga Dylber-Kadriu, shkollëpak dhe i paaftë, po mbi të gjitha pervers dhe maniak, ka vetëm mbështetës PPP ose KKK dhe Kadrinj e Kadrije….

Dhe të gjithë qytetarët duhet të mbajnë mënd se kanë jetuar në kohën e Dylber-Kadriut…

‘Fshati ynë’ të binte në dorë të Dylber-Kadriut…Duroni edhe pak….

Shënim: mos e merrni shumë seriozisht dhe thirreni vetëm Dylber-Kadri sa herë ta hasni apo të kenë i punë me të…

Keni vetëm një mënyrë ta shpërfillni dhe braktisni Dylber-Kadriun…

Siç bënë studentët…. Kjo e tërbon më shumë se gjithçka tjetër. se të tjerat nuk i kupton…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here