Ditmiri , që edhe djallin do ta bëjë të duket i bukur!

0
133

Nga Flamur Tajari

Edhe pse ca portale dukshëm të “frymëzuara” prej Ditmirit u përpoqën të bëjnë ca zhurmë kur ky iku nga ministër, flaka e kashtës u shuajt menjëherë dhe sot vështirë se e kujton më njeri. Dhe në fakt gabim që nuk e kujtojnë!

Të të zëvendësojë zëvendësi në një detyrë është në fakt e hidhur. Do të thotë se paskësh qenë më i zoti se ty, nëmos i paskësh bërë ai punët. Mendo pastaj kur zëvendësuesi nuk ka as çertifikatën e sigurisë dhe është në një moshë sa ajo e fëmijëve të ambasadorëve që udhëheq! Me këtë argument nuk u mor njeri sepse kaq qe e gjithë vlera e atij njeri që qëndroi plot pesë vjet në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Për shkak të statusit të veçantë që ka MPJ shumë “levere lahen brenda shtëpisë”. Për shembull nuk e di publiku se ku e bëjnë sigurimin e detyrueshëm shëndetësor punonjësit e ambasadave tona dhe më pas a njihet ky sigurim në vendet ku jetojnë. Gjithashtu, pakkush është marrë me karierat e çuditshme, në kapërcime të tipit nga sekretar a daktilografist në detyra të rëndësishme.

Nuk është marrë kurrkush përshembull me Ligjin e Shërbimit të Jashtëm, ligj i ideuar prej Ditmirit, me të cilin “mprehu shpatën” e “reformës” nëpër ambasada. Në këtë ligj u përcaktua se ambasadorët duhet të qëndrojnë në detyrë 3 vjet. Në këtë mënyrë shumë nga ambasadorët që ishin në detyrë u kthyen në atdhe për t’u zëvendësuar nga tarafi i rilindjes. Edhe pse 3 vjetëshi ka kohë që ka kaluar, shumica e tyre sot vazhdon të jetë në detyrë.

Si në veprën “1984” të George Orwell, emrat e ministrive në Shqipëri Rama i ka zgjedhur me të kundërtën e realitetit. Për shembull, ne patëm “Ministrinë e Mirëqenies” pikërisht kur nisi rrënimi i ekonomisë së vendit. Në këtë shembull së fundi ministria që drejtonte Bushati na u bë Ministria e…Evropës dhe punët e Jashtme! Sot që Ditmiri i tha “ditën e mirë” detyrës, vendi është po aq larg BE sa ditën kur ai e mori. Për të mos thënë se gjatë mandatit të tij u diskutua më shumë se një herë rikthimi i vizave për shkak të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Evropës.
Apo duhet të përmendim pozitat e vasalitetit të plotë në bisedimet me Greqinë ku MPJ e jona nuk u ngrit dot mbi nuancat e nacionalizmit rapsodik, partiak, vulgar, me një qasje të padenjë për të përfaqësuar interesat kombëtare

Një dëm të madh ky individ ka bërë në cënimin e marrëdhënieve të shenjta e strategjike të vendit dhe kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Votat e përsëritura KUNDËR SHBA do të mbeten njolla turpi për një kohë të gjatë. Nuk ka qenë një herë e vetme, por vota të përsëritura kundër, përfshi edhe një për çështje sporti!

Në një kohë që gjithë diplomatët nëpër botë luftojnë që vendi i tyre të jetë i pëfaqësuar sa më lartë nëpër organizma të ndryshme, ky yni do të mbahet mend për sabotimin tre vjet më pare të kandidaturës së vendit për të kryesuar një nga njësitë/drejtimet kryesore të OSBE, vendim që po të qe ndryshe do të ishte nje plus i madh, ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të marrë edhe kryesinë e OSBE

Por çfarë dëmi do t’i sjellë Shqipërisë largimi i këtij individi nga kreu i Ministrisë së Jashtme?

Dëmin e pariparueshëm do t’ua shkaktojë nostaligjikëve të Enver Hoxhës. Largimi nga ekrani dhe qeveria i djalit të një funksionari të lartë të komunizmit pezmaton plot nga ata që dalin me portetet e diktatorit për festën e çlirimit.

Dëmi tjetër i madh është se do të bëjë të duket i bukur edhe djalli , nëse vendoset në vendin e tij. Brenda PS dhe MPJ qarkullojnë barcoleta pafund ku ish ministri njihet me epitetet “Halla” dhe “Helmi”

Edhe pse dëmi është bërë, ç’iku -iku! Por le të kujtojmë se edhe ky Ditmiri erdhi e u ngul 5 vjet me slloganin e Ramës “lereni qeverinë të punojë”. Po me këtë logjikë sot po imponohet edhe pasardhësi i Bushatit, një djalosh i dalë po nga ajo brigadë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here