Standard.al

Detaje të reja nga grabitja në bazën e Pashalimanit

0

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e paprecedentë që ndodhi në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Burime bëjnë me dije se 5 të shoqëruarit janë ende në ambientet e policisë. Janë marrë në pyetje dhe po hetohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë që në bazën e Pashalimanit kanë mbërritur hetues të ushtrisë nga Tirana, si dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Në bazën e Pashalimanit janë të vendosura edhe forcat ushtarake turke, këto janë zyra më vete, të vendosura nga NATO.

Vjedhja ka ndodhur në zyrat qendrore të bazës shqiptare, aty ku janë të vendosura edhe rojet bregdetare që monitorojnë Sazanin dhe Karaburunin.

Armët e vjedhura janë municione luftarake dhe 3 pushkë automatike të kalibrit të lartë. Ka informacione ende të pa verifikuara se njëra armë është gjetur në zonën juglindore të Pashalimanit, afër parkut të Orikumit.

Të ndaluarit kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë dhe s’kanë dëgjuar asgjë.

Vjedhjen e kanë vënë re në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.