Standard.al

Çollaku: Dyshja Rama-Veliaj po luajnë lojën “polici i mirë, polici i keq”; Bashkë erdhën, bashkë do ikin

0

Kreu i Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht kreu i Depatamentit të marrëdhënieve me jashtëpranë Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një koment në Facebook, ka ironizuar politikat e kryebashkiakut Veliaj dhe Kryeminstrit Rama. Ai shprehet se ata po luajnë lojën “Polici I mirë dhe polici I keq”, por po shkojnë drejt dështimit. Sipas Çollakut, ata bashkë erdhën dhe bashkë do ikin.

Rama-Veliaj,si loja polic i mire polic i keq.

Shoh se dynjaja eshte zhytur ne analizen e tekstit me te cilin Rama mbreme foli per Veliaj.

Une besoj se eshte naive te besohet te nje konflikt Rama-Veliaj. Mendoj se eshte pikerisht dyshja Rama-Veliaj qe e stimulon kete “konflikt” me projektimin racional elektoral se mund te mbledhin ne nje gardh kritiket dhe entuziastet e Rilindjes,ne panik e krize besimi. 
Mediat apo analistet qe e ambalazhojne kete “konflikt” i bejne nje sherbim gratis ose te paguar mire,strategjise se te dyve per te hutuar e pse jo mashtruar publikun duke filluar nga pjesa gri deri te militanca socialiste e irrituar apo e turperuar nga skandalet e Pushtetit.

“Rama gangsteri i serte” dhe “Erioni punetori i bute”…jane dy ingredientet qe do te pergatisin cocktailin me helmues per ballafaqimin e rradhes elektoral ne Shqiperi.

Kjo i ngjan lojes “polici i mire polici i keq” ku ne fund te dy groposin viktimen duke i krijuar iluzionin se mund te mbeshtet te njeri per tu mbrojtur nga tjetri.

Rama edhe Veliaj edhe sikur te donin,nuk kane asnje shans te jene dy dhe ne konflikt,pasi te dy kane te pakten nje Mjeshter ,dhe ne fakt jane Nje.

E si mund te jene ne sherr nxenesit nese nuk do Mjeshtri ? Edhe nese ka sherr ai vazhdon aq dhe sa do Mjeshtri.

Harrojeni konfliktin Rama-Veliaj,ata jane bashke…dhe po tallen me te gjithe.

Bashke erdhen e bashke do te ikin…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.