Çfarë pritet të ndodhë me dosjen e ish-ministrit?!

0
134

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vendosë, deri në 17 janar, për fatin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nëse do ta dërgoje në gjykim apo do të vendosë pushimin e çështjes. Mësohet se grupi i prokurorëve do të mblidhet në fillim të javës për të dalë me një vendim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorëve  vendosën ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9 të pandehur, mes te cilave edhe  Habilajt  për katër akuza. Aktualisht kanë mbetur në hetim  tre ish drejtues të policisë dhe ish ministri i Brendshëm të cilët  akuzohen si  kanë qenë pjesë dhe kanë  ndihmuar në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike .

Në 12 maj 2018,, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin dhjetor të vitit 2017.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here