Video madhështore/ Studentët sfidojnë me iso labe Ramën: Dëgjoni ç’ka thënë i gjati…

0
131

Studentët e Shkencave të Natyrës i kanë drejtuar një mesazh kryeministrit Rama me këngë labe. Performanca u mbajt në oborrin e Fakultetit të Juridikut ku studentët e FSHF-së hynë duke hapur portën kryesore me forcë.

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,

na tha ngelësa, na tha qen

herë pengmarrës, herë qorra,

gjë pa thënë nuk na ka lënë.

E na flet për edukatë, i gjati kryeministër

nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.

Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj

Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.

S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti

për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një.

Më pas studentët iu bashkuan studentëve të drejtësisë duke shfrytëzuar dritaren e Fakultetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here