Standard.al

Video/ Ja çfarë ndodh kur kryeministri është me studentët…

0

Ngujimi i studentëve në Fakultetin e Ekonomikut dhe Juridikut ka sjellë përplasje dhe konfrontim fizik me rojet e policisë private. Siç shihet edhe nga pamjet ne video, studentët janë dhunuar nga policët privatë në tejkalim të kompetencave dhe të ligjit, brenda ambienteve të Universitetit. Të rinjtë deklarojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë e presion në mënyrë që të ndërpritet protesta.

Ndërhyrja e policisë private  në ambientet brenda Universitetit është bërë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë neni 5, 80/2015, i cili parashikon se:

“Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë tëdrejtë të ndërhyjmë edhe pa lejën e titullarit të institucionit të arsimit të lartë”.

Fotografia e Ervin Goci

Efektivët e policisë private, janë punonjës të kompanisë Toni-Security Shpk.

Kjo shoqëri  në bashkëpunim me Eurogjici Security Shpk, me administrator ish-prefektin socialist të qarkut të Kukësit Safet Gjici, njëherësh ish-kandidat për deputet nga PS, janë përgjegjës për sigurinë fizike të objekteve të institucioneve të arsimit të lartë.

Në ligj theksohet qartë se “cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi”.

Fotografia e Nisma #Thurje

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.