Standard.al

Vazhdon protesta në Astir. Shoferët të irrituar kërkojnë lirimin e rrugës…

0

Banorët e Astirit kanë dalë sot në ditën e 69-të të protestës tek Unaza e Re. Njësoj si në ditët e shkuara edhe sot, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar që të kalojnë makinat. Kjo ka shkaktuar irritimin e shoferëve të cilët kanë kërkuar që të hapet rruga. Disa nga banorët kanë replikuar. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën. Policia iu ka bërë me dije banorëve se protesta është e paligjshme, ndërkohë që ata kanë akuzuar uniformat blu si të komanduara nga qeveria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.