Standard.al

Trupat amerikane tërhiqen nga Siria

0

Koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave, konfirmoi premten e 11 janarit, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Koloneli Sean Ryan nuk dha hollësi të tjera specifike për tërheqjen.

“Procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur. Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rmeilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh.

Tërheqja e ShBA-së do t’i hapë rrugën Rusisë dhe Iranit. Për të garantuar aleatët, sekretari i Shtetit Mike Pompeo, po zhvillon një turne në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

/Ora News.tv/

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.