Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë prej tre ditësh kanë penalizuar një sërë qarqesh, ndërsa shumë shkolla raportohen të mbyllura në zona e thella.
Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja njofton se 3299 familje në fshatrat malore të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasi kanë mbetur pa energji elektrike. Lidhur me zhvillimin e mësimit në Qarkun e Elbasanit situata rezulton si vijon:
- Rrethi Elbasan nuk zhvillon mesim ne 5 shkolla nga 98 qe ka gjithsej. Nuk zhvillohet mesim ne shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,”Guri i Zi, Qerret, Shmil dhe Mollagjesh sepse eshte rruga e bllokuar. Ne keto shkolla zhvillojne mesim 400 nxenes gjithsej.
Ne te gjithe shkollat e tjera zhvillohet mesim me orar te plote.
- Rrethi Gramsh nuk zhvillon mesim vetem ne shkollen “Tahir Sadiku “Lenie. Nuk zhvillohet mesim sepse rruga eshte e bllokuar. Te gjithe shkollat e tjera zhvillojne mesim normalisht.
- Rrethi i Peqinit zhvillon mesim ne te gjitha shkollat. Ne 3 shkolla( “Zihnim Magani”, Pajove e Gjocaj ) zhvillohet mesim me orar te reduktuar per shkak te mungeses se ngrohjes.
- Rrethi Librazhd me vendim te ZA edhe per diten e sotme nuk zhvillon mesim ne asnje shkolle.