Standard.al

Prof. Dr. Zamira Çavo: Kjo klasë politike do e vrasë Shqipërinë e jo ta fusë në BE!

0

Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Zamira Çavo në intervistën për gazetën “Telegraf” shpreh mosbesimine  saj se kjo klasë politike, e cila është e korruptuar, mund ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, ndërsa shpreson se SPAK-u mund të bëjë katharsin ndaj korrupsionit.

– Me ngjarjet  politiko-sociale që po ndodhin në Shqipëri, a mund të pretendojmë integrimin në BE?

Ka dy gjëra. E para, ka të bëjë me vetë BE-në e cila sot është në ditë të vështirë. Vendet antare kanë problemet e tyre të berndëshme. Po kështu interesat e tyre i detyrojnë të mbajnë qëndrime që jo rrallë shkojnë në drejtim të kundërt me interesat tona shqiptare. E dyta, është qeverisja jonë, është klasa jonë politike tërësisht e dështuar. Ne jemi përfaqësuar në BE gjithnjë me dy fytyra njëra e pozitës që lavdëron situatën dhe tjetra e opozitës që e nxin atë. Kur nuk merremi dot vesh me njëri tjetrin, si do merremi vesh me të tjerët? Por ajo që më shqetëson gjithnjë e më shumë janë rrënjët e përbashkëta që ka kjo klasë politike. Këto rrënjë janë para, janë pasuri të paluajtshme janë thesare që i mbajnë lidhur krerët e politikës (majtas e djathtas) me njëri tjetrin. Këto rrënjë nuk lejojnë dot as të krijohen forca të tjera politike, e as të veprohet me operativitet për ndryshme. Pa iua hequr nga duart këto pasuri, kjo klasë politike do e vrasë Shqipërinë e jo ta fusë në BE! Uroj shumë por besoj ak që SPAKU me instrumentet e veta do fillojë ta bëjë këtë. Le të shpresojmë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.