Standard.al

Pjesa më e madhe e arit në botë kalon përmes…

0

Pjesa më e madhe e arit në botë kalon përmes Zvicrës. Ky është një biznes me vlerë 70-90 miliardë dollarësh në varësi të vitit. Ndonjëherë, megjithatë, ajo është me prejardhje shumë të dyshimtë. Qeveria zvicerane njeh rrezikun, prandaj edhe kohët e fundit ka nxjerrë një raport mbi këtë temë, shkruan “Swissinfo”.

Ky raport ngre shqetësime lidhur me shfrytëzimin e punëtorëve të minierave dhe bën disa rekomandime për firmat zvicerane aktive në këtë fushë.

Rafineritë zvicerane përpunojnë 70% të arit të papërfunduar të minuar në botë çdo vit. Katër nga nëntë kompanitë kryesorë në industrinë globale të arit, kryejnë pjesën më të madhe të biznesit të tyre këtu në Zvicër.

Ndërsa ari vjen në nëntëdhjetë vende të ndryshme, rreth gjysma e të gjithë arit të importuar për përpunim në Zvicër vjen nga Britania, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Hong Kongu – tre vende që nuk prodhojnë vetë ar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.