Pështyma bie mbi fytyrën e Batonit

0
105

Pasi e morën vesh të gjithë që ishte “djali” i tij, Baton Haxhiu, “supermeni” qesharak i gazetarisë shqiptare, nuk e mbajti më veten.

Mjaftoi shuplaka e presidentit të Shqipërisë, që përfilli shqetësimet serioze për kamuflazhin që bënte kryeministri Edi Rama me nominimin e Gent Cakajt, ministër të jashtëm në vend të Ditmir Bushatit.

Ilir Meta, iu përmbajt mandatit të tij si president i shqiptarëve, duke ia treguar vendin Cakajt, propozuesit formal të tij Ramës, “babait” ideologjik e medial, Batonit, por mbi të gjitha, nismëtarit të ndarjes së Kosovës, Hashim Thaçit.

Mercenari kosovar i mediave, i njohur gjithashtu edhe si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe, shpërtheu në fyerje ordinere ndaj kreut të Republikës së Shqipërisë, pasi Meta refuzoi ta dekretojë në postin e ministrit të jashtëm një të ri pa përvojë dhe qartazi të instrumentalizuar nga mbështetësit e pazareve territoriale që rrezikojnë copëtimin e Kosovës.

Deklaratat e Haxhiut, janë të ulëta dhe tregojnë më së miri se kush është ky njeri, që sa shfaqet në oborrin e Vuçiqit, na del krah për krah me Thaçin, fluturon me Ramën dhe betohet se e ka mik të çmuar Kadri Veselin.

Duke manipuluar një media dhe duke stërkequr të tjera që ia japin gjithë atë hapësirë, thua se ky është mbinjeriu medial i Kosovës, Batoni tashmë nuk njeh kufi. Plani duhet çuar deri në fund. Kuptohet. Për ndarjen e Republikës.

Për sa kohë, Batoni&CO jep mend për kombin, për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, finalja e dialogut, lehtësisht kuptohet se si mund të jetë.

Nëse në Kosovë, opinion publik e njeh fare mirë Haxhiun, në Shqipëri, çuditërisht, benjaminët medialë, ia mundësuan atij, të shfaqet si një i gjithëdijshëm, që është i kudogjendur, emëron e shkarkon ministra, cakton kufinj, etj, etj..

Shuplaka e Metës, e ka tronditur më së shumti atë, Batonin. Fundja, Rama, ishte thjesht përçuesi i porosisë sorosiane dhe serbe njëkohësisht!

Sidoqoftë, akuzat kundër presidentit shqiptar janë pështymë që bie aty ku del.

Në fytyrën e këtij bashibozuku të gazetarisë sonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here