Ministri i ri avaz i vjetër

0
95

Dr. Ndriçim Mehmeti

Në ndryshimet  e reja në qeveri, në shumicën e opinion bërësve, diskutimi më i madh ishte: Çfarë moshe kanë, pse janë nga Kosova, kush i njeh, a janë çuna të mira, goca të mira, a kanë jetë akademike, a është gëzuar Kosova, Mali i Zi, Medvegj, Preshevë e Bujanovc për këtë zgjedhje etj.

Askush nuk bëri pyetjen: Mor kjo ministrja e re që vjen ën arsim, si dhe sa mundësi ka të jetë mirëkuptuese, bashkëpunuese dhe dëgjuese e mirë e kërkesave të studentëve?

Ministrja e re e Arsimit e ka shfaqur hapur mendimin për protestën e studentëve. “Duke e cilësuar si legjitime protestën e studentëve, konkretisht  kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte, Shahini shtoi faktin se studentët janë të mirëpritur në ministrit për dialog, i cili i paraprin zgjidhjes së situatës. Ajo tha se studentët po manipulohen nga partitë politike.” Ministrja e re në pritje Besa Shahini ka patur mendimin e palëkundur se ministrja në ikje, Lindita Nikolla, ka vepruar drejt dhe se ishte gati që të zgjidhte çdo problem të studentëve. “Të befasuar nga protesta e studenteve. Ministrja Nikolla ka qenë gjithmonë  e gatshme për të diskutuar me  studentët. VKM për rritjen e tarifës ka dal që në muajin maj. Kjo VKM ka qenë kërkesë  e universiteteve. Nëse një profesor e lë në provim një student disa herë, atëherë ai duhet thënë se mund të ketë një qëllim të keq”, tha ajo. Duke vijuar të komentojmë mendimin e vet ministres në pritje të emërimit Besa Shahini, mund të kuptosh fare qartë shprehjen: Ministri i ri avaz i vjetër. Znj. Shahini (që është marrë me arsimin parauniversitar dhe jo me atë universitar), është befasuar krejt kur studentët dolën në rrugë, njësoj si shefja e saj në ikje Lindita Nikolla. Zonja Shahini e pranon që ka pasur një VKM që në muajin maj, porse këtë e kanë kërkuar universitetet, duke folur në këtë rast njësoj si Shefi i saj i vërtetë z. Rama, i cili, deklaroi “ se nuk jua kishim borxh ju dekanëve dhe rektorëve këtë që i bëtë Ministrisë së Arsimit (nënkupto Linditës ) me studentët duke mos i lajmëruar për tarifat”.

Zonja Shahini tentoi të zbriste në sheshin e protestës së bashku me ministren në ikje të arsimit, por u më shumë se u befasua, kësaj radhe u tmerruar prej studentëve dhe ja dha këmbëve për tu futur përpara shefes në godinë. Uturima e fërshëllimave dhe zërit të studentëve, i dha përshtypjen se po i hapeshin portat e ferrit në ditën me diell.

Por përtje të gjtitah këtyre, a mund të bepsjmë se znj. Shahini ka gjasa të kryejë me sukses detyrën e Minsitres së Arsimit?

Është pak të thuash se je dyshues e shumë realist të deklarosh se emërimi i saj përveç “gazit e haresë” që ka sjell në Kosovë e të gjitha trevat shqiptare, në Shqipëri do të vijoj rrugën e paraardhëses së saj me plot besnikëri, Dhe Besa e ka treguar këtë. Përkundër ndonjë qoke me shprehjen se “ mund të sjelli risi”, Besa ka treguar se nuk ka asnjë risi brenda punës së saj, mbështetet fort siç u deklaron punonjësve të saj në Ministri të Arsimi tek “punët që duhet me u ba se ka thanë Kryeministri”, nuk e njeh fare realitetin shqiptar përveç zyrës dhe përreth vendit ku banon dhe nuk ka treguar asnjëherë asnjë qasje pozitive, apo vizion të saj për arsimin parauniversitar që ka pasur deri më sot në përgjegjësi. Drejtimi i një OJF-je për integrimin euroatlantik, është larg po shumë larg problematikave që ka sistemi arsimor në Shqipëri, prej arsimit parashkollor deri në atë universitar. Dikush mund të thotë dhe me të drejtë: Përse paragjykon ministren ende pa filluar punën? Sepse ka fakte që të çojnë në këtë drejtim. Buxheti, urdhrat, udhëzimet, strategjitë dhe gjithë infrastruktura ligjore dhe aktet nënligjore, janë miratuar prej paraardhëses së saj dhe shanset për t’i ndryshuar janë zero. Znj. Shahini ka treguar se nuk ndërmerr dot ndonjë iniciativë të vetën dhe kur shikon se para syve të saj në sektorin që ajo mbulon shkelet ligji haptazi dhe pa asnjë brejre ndërgjegjeje. Më konkretisht: Znj. Shahini mbulon arsimin parauniversitar në postin si zëvendësministre. Ajo duhet të ngrinte zërin për faktin se mësuesve të arsimit parauniversitar u është mohuar shpërblimi i fund vitit, i cili, sanksionohet në nenin 10“Sistemi i pagave dhe shpërblimeve” të kontratës kolektive të mësuesve me MASR, 2018-2022, në cilin thuhet shprehimisht “Punëdhënësi, bazuar në Marrëveshjen e datës 29 janar 1999, nga Qeveria Shqiptare dhe FSASH i njeh të drejtën e fituar sindikatave nënshkruese për shpërblimin vjetor të mësuesve në sistemin arsimor publik parauniversitar. Masa e shpërblimit përcaktohet në marrëveshje mes palëve ”. Në përputhje me traditën dhe detyrimet ligjore të kësaj marrëveshje, zëvendësministrja e arsimit parauniversitar, duhet të kryesonte një grup pune që do të negocionte si palë me sindikatat. Kjo nuk ka ndodhur, mësuesit nuk e morën atë që meritonin, ligji dhe marrëveshja e u shkelën, por zëvendësministrja heshti dhe nuk tha asnjë fjalë. Për hir të shkollimit të saj amerikanio-verior, a duhet të kishte ngritur zërin deh të merret vetë këtë iniciativë znj. Shahini? A duhet së paku të kërkoj ndjesë publike mësuesve të arsimit parauniversitar, që nuk janë shpërblyer prej vitit 2013? A do të Mbajë dikush përgjegjësi për shkeljet e ligjit në MASR, duke filluar nga vetë znj. Shahini? Këtë nuk e dimë dhe presim ta mësojmë në vijim, por gjasat nuk janë se do ta bëj një gjë të tillë. Së fundmi nuk kam asgjë kundër moshës, nga vjen, e çfarë kam bërë, thjesht dua të di se në dorën e kujt ka rënë e ardhmja e vendi dhe sektori në strategjik i tij, siç është arsimi

Kjo dilemë dhe pikëpyetja më e madhe lind për faktin se, është bërë fare  e rëndomtë dhe tmerrësisht e bezdisshme fjala që thuhet për një politikan, ministër a deputet, “është grua e mirë, burrë i mirë, ka vlera etj”. Në fakt unë kam një përgjigje të thjeshtë: Burrë të mirë e gra të mira kam me shumicë në familje time, ndërsa unë kërkoj një burrë të zot dhe një grua të zonjë që të bëj punën për të cilën paguhet nga unë dhe taksat e shqiptarëve. Të tjera janë kafe llafe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here