Mbledhja e parë e KED-së, në 15 janar. Çfarë do diskutohet?

0
123

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, ka thirrur mbledhjen e parë të këtij organizmi të krijuar nga paketa e reformës në drejtësi.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, thuhet se mbledhja e KED, do të mbahet në datën 15 janar, në ora 10.00 në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Pikat e rendit të ditës kanë të bëjnë veç të tjerash edhe me vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe vendi i mbetur vakant në inspektoriatin e lartë të drejtësisë.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here