Gazetarët apel të fortë Ramës: Mos na detyro të dalim në protestë…

0
100

Gazetarët profesionistë shprehen alarmin për paketën antishpifje të propozuar nga qeveria Rama. Pavarësisht se pranuan që media online ka probleme të shumtta, në tryezën e organizuar nga PD, gazetarët dolën kundër këtij projektligji, duke e cilësuar si antikushtetues dhe totalitar.

Gazetarët profesionistë dhe deputetët e opozitës u shprehen kundër paketës antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama.

Në një tryezë të organizuar nga Partia Demokratike për lirinë e medias, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se kreu i qeverisë Rama kërkon të censurojë fjalën e lirë me ligj.

Drejtuesit e mediave dhe gazetarët, të cilët preken drejtëpërndrejtë nga paketa antishpifje ngriten alarmin për situatën totalitare në të cilën kërkon ta fusë qeveria median në Shqipëri.

Organizatat e medias kërkuan që tregu mediatik duhet të vetërregullohet dhe jo të vendosen penalizime pa vendim gjykate.

Ligji për antishpifjen i përgatitur nga qeveria shqiptare po konsultohet me grupet e interesit dhe pritet që me nisjen e sesionit parlamentar të kalojë në Kuvend për tu miratuar.

 

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here